Përfaqësuesi i Vetvendojes në Shqipëri Bojken Abazi, ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me ndalimin e tij nga policia gjatë protestës së organizuar në Tiranë, në mbërritjen e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias.

Abazi tha se ndaj tashmë ndaj tij është hapur një hetim, ndërkohë që u shpreh se gjatë protestës ndaj tyre është ushtruar dhunë.

Blendi Fevziu: Cili ishte shkaku isuaj?

Bojken Abazi: Të gjithë e dinë që çështja e shqiptarëve të Çamërisë, nuk është një çështje e ngushtë dhe  izoluar, por një çështje që prek gjithë shqiptarët. Ne pamë kërkesat e bëra publike dje, thirrjen që bëri shoqata “Çamëria” dhe ato janë kërkesa që ne i kemi trajtuar publikisht si Vetvendosje në Shqiëpëri; si çështja ndaj detit apo çështja e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Fevziu: A ishte kjo një tendencë për faktorizimin e VV?

Abazi: Ne jemi prezentë për çështje të cilat i konsiderojmë të rëndësishme.

Fevziu: A ka një tendencë për krijimin e një force politike të VV në Shqipëri?

Abazi: Nëse e keni fjalën për parti politike kjo mbetet për t’u parë, kur të marrim vendimin do ua bëjmë publike të gjithëve.

Fevziu: Sa u mbajtët në rajon?

Abazi: 4-5 orë, dhamë një deklaratë dhe jam në hetim për 2 vepra penale.

Fevziu: Ka patur dhunë?

Abazi: Dhuna ka qenë evidente dhe në kamera. Njerëzit janë arrestuar qindra metra larg. Unë i kujtoj Kryeministit se 10 vite më herët kam dërguar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, ku njëra nga pikat ishte transparenca. Më pak se 2 muaj më herët Kryeministri tha se Greqia është në të drejtën e vet për zgjerimin në 12 milje. Çfarë ndodhi sot përse nuk e shpalli Greqi të drejtën e vet? Kryeministri e pranoi në parim zgjerimin 12 milje, sot nuk e pranon më, por thotë Gjykatë Ndërkombëtare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko