Skip to content

Basha zbulon dokumentin dhe flet me shifra, ja sa para ka projektuar qeveria shqiptare t’i dedikojë inceneratorëve vitin e ardhshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një takimi me gazetarët të mbajtur në ambientet e selisë blu në kryeqytet, ka vijuar denoncimin e tij për aferën e inceneratorëve. Sipas kryedemokratit në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet një vlerë prej 20 milionë euro të dedikohet për inceneratorët.

“Ja ku e keni dokumentin. Qeveria shqiptare ka parashikuar për buxhetin e vitit të ardhshëm plot 20 milionë euro që shkojnë aferën korruptive të inceneratorëve.

Kjo shumë është 6 herë më e lartë se rritja e pensioneve e parashikuar për vitin e ardhshëm.

Kjo shumë është 3 herë më e lartë se shuma që është dedikuar për familjet me ndihmë ekonomike. Kurrë nuk ka qenë më e qartë zgjedhja e një qeverie, të zbatojë planin me 5 pika apo të vijojë të vjedhë”.- tha Basha.

Vijon…

/faxweb