Teksa në 2 nëntor nis viti i ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi se mësimi mund të bëhet i alternuar në kombinim mes platformës online dhe në auditore, duke marrë shkas nga situata me COVID-19.

Në një konferencë për shtyp, Hoxha tha se tarifat e studimit janë të përcaktuara në Paktin për Universitetin, ndërsa tha se nuk do të ketë përgjysmim të tyre.

Mes të tjerash rektori tha se janë marrë masat për fillimin e vitit akademik, ku secili universitet ka platformat e veta.

“Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik, një nga diskutimet në konferencë ishte se si do e përballonim situatën. Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët.

Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht. Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur.

Do të kenë përgjysmim, mbështetje të studentëve në nevojë. Tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimit, do të jetë 20 mijë lekë.

Ka një kërkesë të studentëve, dhe nuk do të ketë përgjysmim të tarifës, pasi do të thotë të bllokosh universitetin. Cikli i dytë i studimeve kudo në botë paguhet më shumë.”, tha Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re