(Reagim i përmbledhur ndaj deklaratave papale)

Nga: Alban Gorishti

E keqja duhet të pranohet që të falet,thoshte një teist i krishterë,kjo frymë nuk është diçka e re për doktrinën e mangët  të krishterë. Ndaj themi se Papa është autoriteti më i lartë i klerit të krishterë, ku një fjalë e tij mbledh miliarda lekë, e po ashtu mbledh edhe qindra anomali, nëse shqiptohet në ndonjë kanal mediatik. Pra ideja që përçon doktrina e krishterë rreth së keqes dhe të mirës është ajo, ku:  nëse s’ka gjynah i bie s’ka falje… thelbësisht jemi dakord, por jo kur ligjësohet e keqja  dhe justifikohen anomalitë.

Nisur nga kjo premisë pas deklaratave të Papa Franceskut,  i cili mbron martesën midis  personave me gjini të njëjtë  duhet cilësuar, se Iblisi ka një natyrë vetshkaktuese të fajit të tij ndaj ai nuk mundet të fajësojë askënd për devijimin e tij në prani të Zotit,por njerëzit përveç  free will (vullnetit të lirë) kanë edhe elementin iblis,mjedis, ego. Tani ne besojmë, se Zoti është e mira absolute, ndërsa e keqja ndodhet  pikërisht tek free willi (vullneti i lirë),pra aftësia që ka njeriu për të ndjekur epshin, egon e tij. Por a mundet të mposhtet e keqja? Dhe përse disa  besojnë në Zotin, por nuk besojnë në të keqen? Sipas doktrinës së krishterë shejtani luftoi me Jezusin (Zotin) në shkretëtirë dhe pas një përpjekjeje “Zoti” e mundi të keqen e personifikuar nga djalli. Pra sipas teistëve e keqja ekziston dhe Zoti ekziston, por e keqja është një term abuziv tek të krishterët, pasi mospasja e kontureve të sakta ligjore, sipas të cilëve e ndajnë dhe e përkufizojnë saktë të keqen “e vjetër” dhe atë të “re”,i ka çuar ata të kenë përqasje të çrregullta ndaj fenomeneve, që kohët kanë sjellë. Nëse do t’i ishin përmbajtur doktrinës fillestare teologjike të tyre, atëherë do t’iu mjaftonte shembulli i Sodomës dhe Gomorrës, ndërsa nëse do t’i përmbaheshin fill e për pe legjislacionit të tyre të vjetër, përtej ekumenizmit zyrtar të tyre, atëherë shumë pak prej tyre do ta pranonin madje edhe ekzistencën e një krijese të tillë (pra martesa brenda të njejtës gjini) . Pastaj disa e kanë përkufizuar problemin e të keqes, si ajo këmba e amputuar në një trup pasi e keqja në thelb është pjesë e trupit nëpërmjet së cilës njeriu mëson. Tani lind pyetja tjetër,a mundet të mësojë njeriu në jetë nëpërmjet lluksit,kënaqësisë dhe lumturisë?Pra a mundet të nxjerri ato mësime që i nxjerr, kur i ndodh një e keqe? Padyshim e keqja është edukuesja më e madhe,ndaj edhe Zoti e ka krijuar atë.

Biles edhe hyjnorja “kuptohetmë mirë nëpërmjet së keqes”. Por në kuptimin e asaj që papa dëshiron të përcjellë, si mundet të perceptohet hyjnorja në shfryrje të pakufizuara epshore, nëse këto të fundit nuk kornizohen brenda një kodi etik, qoftë të mirë apo të keq. Më pas duhet thënë, se atheizmi mohon Zotin por jo të keqen, ndërsa pantheizmi pohon Zotin, por jo të keqen. Tani nëse një teist dëshiron nesër të çojë fëmijët e tij në shkollë, por në thelb e mat të mirën dhe të keqen me antikonformizmin e vjetër kishtar dhe dëgjon një figurë të lartë fetare të artikulojë teza të tilla mundet të mendojë, se Zoti është “in-perfekt”, duke e menduar të mirën, si diçka e cila prodhohet vetëm nga një Zot, i cili nuk e dëshiron të keqen apo mangësinë e gabimit tek krijesat e veta. Atëhere tek ai lind natyrshëm dyshimi, përse Zoti e krijoi të keqen? Po ashtu vijmë tek pyetja, se a është krijimi më i mirë i mundshëm i asaj, që në mënyrë perfekte Zoti është i aftë të krijojë? Nëse njeriu qan dhe qesh, dëshpërohet dhe lumturohet etj., dmth që ai është qenie morale,ndërsa amoraliteti në të, që është mundësisht e logjikshme në një krijim të polarizuar(e mirë e keqe) si ky që përjetojmë,kundërshton vetë natyrën njerëzore (për të mos thënë edhe atë fetare). Ndaj këtu nëse pranohet mundësia e vullnetit të lirë në teorinë e  botës më të mirë të mundëshme (best world creation), shtrohet pyetja:në një botë të tillë një qenie e cila nuk e pranon vlerën morale të një veprimi, a do të ishte logjikisht e mundur  të vazhdonte të quhej një qenie, e cila beson në teizmin apo ateizmin e vet? Pasi ne e kuptojmë mjaft mirë, që veprimet tona funksionojnë pikërisht nën ligjësinë shkak-pasojë të bazuar në të mirën dhe të keqen e përfundimeve.

Jezusi pati thënë në Bibël:“O Jeruzalem, Jeruzalem, qyteti që vret profetët dhe i gjuan me gurë ata që janë dërguar  në të! Sa shpesh do të kisha mbledhur fëmijët e tu së bashku ashtu si një pulë, e cila  mbledh  zogjtë e saj nën krahë, por  ju nuk e dëshironit këtë!” (Matheu). Ndërsa Iblisi do të thoshte (e marrë nga “letërsia” e krishterë ) më mirë të jem mbret në ferr, sesa shërbëtor në parajsë”. Pra nëse besojmë, se kjo që përjetojmë është  krijimi (bota më e mirë e mundshme) më i vlefshëm (më i mirë) i mundshëm sipas urtësisë hyjnore, atëhere duhet të dallojmë thelbësisht midis së keqes dhe të mirës, sipas një modeli të paracaktuar(kader), i cili e vendos moralin si proces ndarës për të definuar në kohë dhe hapsirë , se çfarë është e mirë dhe çfarë e keqe. Nëse pastaj e pranojmë të keqen për të justifikuar amoralitetin sipas një skeme ekumenike të shlyerjes së gjynaheve, atëhere nuk kemi për të dalluar kurrë midis të keqes dhe të mirës, midis Zotit dhe iblisit, midis krishtit dhe papës.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re