Skip to content

Digjet “Audi” në Elbasan, policia heton ngjarjen

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mëngjesit në Elbasan.

Mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit Xh.Ç., ishte i parkuar pranë banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Haxhias”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.