Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korupsionit ka vendosur të heqë sekuestron, makinës së blinduar të Lulzim Berishës, ish-kreut të “bandës së Durrësit”.
Kujtojmë këtu se më 21 shkurt, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i ka dërguar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku mes tyre ishte edhe automjeti BMW i Lulzim Berishës.
Por, sot GJKKO ka vendosur të heqë sekuestron, pasi sipas avokatit të Lulzim Berishës, Detar Hysi, mjeti në fjalë ishte me dokumente të rregullta.
