Skip to content

Zyrtarët e Turqisë dhe Rusisë biseduan për Libinë dhe Sirinë

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Sedat Önal, ka diskutuar çështjen e Libisë dhe Sirisë me homologun rus dhe përfaqësuesin special të presidentit rus për Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës, Mikhail Bogdanov.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se Bogdanov dhe Önal u takuan në Moskë.

Lidhur me çështjen e Libisë, në takim u theksua se ka përparim në negociatat mes libianëve në fushën politike, ushtarake dhe ekonomike.

Ndër të tjera, në takim u vendos theksi mbi rëndësinë që dialogu mes libianëve duhet të jetë i bazuar mbi Konferencën e Berlinit dhe rezolutën 2510 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Gjithashtu në takim u diskutua edhe çështja e Sirisë, për të cilën u theksua rëndësia e përpjekjeve të koordinuara të Rusisë dhe Turqisë në kuadrin e “procesit Astana”, për një zgjidhje të çështjes në kuadër të rezolutave 2254 të KS-OKB-së.

AA