Skip to content

Zv.presidenti turk Oktay dënon bastisjen policore ndaj një xhamie në Berlin

Zëvendës presidenti i Turqisë, Fuat Oktay dënoi bastisjen policore ndaj xhamisë Mevlana në kryeqytetin e Gjermanisë.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Oktay tha: “Dënoj me forcë bastisjen policore të kryer në mënyrë të pahetuar dhe të pamasë gjatë namazit të sabahut (mëngjesit) ndaj xhamisë Mevlana në Berlin”.

“Prokuroria dhe policia e Berlinit duhet të kërkojnë ndjesë nga komuniteti musliman për shkak të këtij qëndrimi”, theksoi Oktay duke i uruar kapërcimin e kësaj situate komunitetit të besimtarëve të xhamisë Mevlana.