Kolegji i Posaçëm I Apelimit ka rikthyer Fuat Vjerdhën, në detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkodër. Vendimi u mor ditën e premte dhe u konfirmua nga vetë Vjerdha përmes një postimi në “Facebook”.

Pas përjashtimit nga procesi i vetting-ut, KPA, pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë, duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit.

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re