Skip to content

Kryemadhi: Nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare të ndryshojë realitetin monstruoz

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me gjimnazistet e LRI-së Tiranë, që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 2021.

“Nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se LSI është partia e të rinjve, ndërsa shtoi: “Tashmë është koha të ndryshojmë këtë realitet të hidhur që ka mbjellë Rilindja në Shqipëri”.