Skip to content

Arabia Saudite dënon karikaturat franceze që ofendojnë Profetin Muhamed

Arabia Saudite dënoi Francën për karikaturat fyese të Profetit Muhamed, duke hedhur poshtë çdo lidhje midis Islamit dhe terrorizmit.

Agjencia zyrtare e lajmeve SPA, duke cituar një burim të Ministrisë së Jashtme, tha se mbretëria dënon çdo akt terrorist. 

“Arabia Saudite bën thirrje që liria e shprehjes të jetë një fener për respekt, tolerancë dhe paqe”, tha burimi.

Megjithatë, nuk kishte asnjë koment nga autoritetet saudite në lidhje me thirrjet për bojkot të produkteve franceze mbi fyerjet ndaj Islamit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shkaktuar zemërim në gjithë botën muslimane, duke akuzuar muslimanët për “separatizëm” dhe duke përshkruar Islamin si një “fe në krizë në gjithë botën”.

Kjo përkoi me një veprim provokues nga Charlie Hebdo, një revistë e majtë franceze famëkeqe për botimin e karikaturave antiislame, të cilat kanë shkaktuar zemërim në një hapësirë të gjerë në gjithë botën muslimane.

Karikaturat për herë të parë u publikuan në vitin 2006 nga një gazetë daneze, Jylllands Posten, duke shkaktuar një valë protestash.

AA