Skip to content

Dalin detajet/ Në 17 kampe në Siri, ndodhen shqiptarë të tjerë

B87E4784 25F1 40E4 A79B E6380453D47F 1024x466 1

Shqiptarët që kanë mbetur pas në Siri nëpër kampet e robërve janë më shumë se ata të identifikuar në Al-Hol. Gjatë emisionit Opinion, shefi i Antiterrorit Gledis Nano tha se janë edhe kampe të tjera të ngjashme në Al-Hol në Siri dhe la të kuptohet se në to ka edhe shqiptarë të tjerë që jetojnë në kushte çnjerëzore. Nuk janë aty vetëm ish luftëtarë të tjerë, por edhe gra dhe fëmijë të cilët kanë mbetur robër të forcave fituese ndaj ISIS. Nano tha se janë gjithsej 17 kampe të tjera robërish dhe puna për identifikimin e shqiptarëve ende vazhdon.