Një mësuese në Përrenjas dhe vëllai i saj kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur për ‘Balkan Web’ nga gazetari Fatmir Popja.

Mësohet se Irena Balozi, mësuese muzike, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital, ndërkohë që sot ka humbur betejën me COVID-19 dhe vëllai i saj, Agron Balozi.

Të dy, motër e vëlla, prej 20 ditësh kuroheshin në shtëpi, ndërkohë që prej dy javësh ishin të shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, motër e vëlla kanë ndërruar jetë.

Mes të tjerash thuhet se e prekur nga koronavirusi është dhe bashkëshortja e Agron Balozit, e cila po trajtohet në shtëpi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re