Skip to content

Ndarja nga jeta e Avni Mulës/ Meta: Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje

Presidenti Ilir Meta shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kompozitorit Avni Mula. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta tha se kjo është një dhimbje e madhe. Ai vlerësoi figurën e Avni Mulës si një intelektual dhe personalitet i jashtëzakonshëm.

 

“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë! Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje! Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve! Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij! Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!”

 

Avni Mula u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Ai është një nga kompozitorët më të mëdhenj të Shqipërisë.