Tërmeti i fuqishëm që tronditi brigjet e Turqisë edhe Greqisë ka shkaktuar viktimat e para nga të dyja shtetet. Përveç raportimeve të mëparshme për gjashtë persona të gjetur pa jetë në Turqi, edhe në shtetin grek janë njoftuar dy të vdekur. Viktimat janë dy fëmijë, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç, që janë zënë poshtë një muri të shembur.

Si në Turqi ashtu edhe në Greqi ka shumë të plagosur dhe dëmet materiale janë të panumërueshme. Nga ana e autoriteteve vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re