Skip to content

Basha dhe Rama repikojnë në Twitter: Edhe sa njerëz duhet të vdêsin për fajin tënd???

Vijojnë replika në Twitter mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ku kreu i PD-së gjatë gjithë ditëve të fundit e ka vendosur theksin te gjendja e pandemisë në vendin tonë, që sipas tij po shkon çdo ditë dhe më keq.

Basha i përgjigjet Ramës:

Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. 

Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdêsin për fajin e Ramës???

Rama nga ana e tij thotë se Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit, dhe nuk është aq i aftë sa të ndalojë Monika Kryemadhin që të bëjë fushatë, dhe të ndikojë në përhapjen e Covid 19.

Kryeministri Rama në Twitter:

Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!

Basha tha më herët se në rast se qeveria do kishte dëgjuar planin e PD-së, situata në vend do ishte ndryshe.

”Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura”, shkruante ndërkohë më herët kreu i PD-së Lulzim Basha.

(E.K/Faxweb.al)

 

/faxweb