Dita e parë e vitit akademik nisi me protesta.
Me thirrjet “hapni auditoret”, perpara Ministrise se Arsimit, te rinjte kundershtuan mesimin online pasi sipas tyre ka rezultuar i deshtuar. Ata kërkojnë ta realizojnë mësimin e kombinuar për të mos shkëputur lidhjen me auditorin.
Komiteti i Ekspertëve vendosi vetëm katër ditë përpara nisjes së vitit akademik që mësimi të zhvilllohet në distancë për të paktën një muaj. Ky vendim ka prekur edhe të rinjtë që vijnë nga rrethet për të studiuar në Tiranë, të cilët kanë kryer pagesat e konvikteve apo shtëpive me qera.
“Unë vij nga rrethet, u përgatita për të nis vitin akademik në fakultet, kam paguar shtëpinë sespe rri me qera.. kam shokët e mi që kanë bërë parapagesë 3-4 muaj qiradhënësit sepse këta të fundit nuk kishin sigruri a do i linin shtëpitë apo jo.”
Studentët hasën në kundërshtim me policinë, e cila u bëri thirrje të largohen pasi në kushtet e pandemisë tubimet janë të ndaluara.
Protesta e studentëve u mbështet edhe nga pedagogët, të cilët jane pro skenarit te kthimit në auditor pasi pranojnë se mësimi online nuk është efikas, veçanërisht për të rinjtë të cilët nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për ndjekjen e procesit.
Mundësimi i pajisjeve teknologjike për studentët që nuk kanë akses në mësimin online dhe paketat e internetit falas të dedikuar për studentët ishin disa nga kërkesat e tjera që protestuesit i drejtuan ministrisë së arsimit.
