Skip to content

FOTO/ A ka lidhje me zgjedhjet? Juristi bën denoncimin tronditës: Me anën e një VKM-je detyrojnë punonjësit e administratës të japin çertifikatat familjare

Jurisiti, Ledio Braho, përmes një postimi në facebook, ka publikuar një VKM që lidhet me ligjin “Për nënpunësin civil”, në të cilën thuhet se punonjësit e administratës tashmë pranë qendrave të punës duhet të depozitojnë dhe çertifikatat familjare. Braho shprehet me ironi se ai nuk beson që kjo të ketë ndonjë lidhje me zgjedhjet e vitit 2021.

Postimi i plotë: Pas 7 vjetesh ne fuqi te ligjit “Per nepunesin civil”, çuditerisht, del nje VKM qe nder te tjera nepunesit civil duhet te depozitojne tashme edhe çertifikatat familjare prane qendrave te punes… Gjithsesi nuk besoj te kete lidhje me zgjedhjet e 2021…

/faxweb