Skip to content

Rishqyrtimi i rezultateve nga BKH/ Reagon Yuri Kim: Kështu duket reforma e vërtetë, transparencë dhe integritet

Komisioni Përzgjedhës i hetuesve në BKH, rishqyrtoi dhe njëherë vlerësimet mbi kandidatët e skualifikuar, duke rikthyer në garë një aplikant i cili ishte lënë jashtë listave fituese si pasojë e një gabimi njerëzor.

Mbi këtë fakt ka reaguar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, e cila përmes një postimi në Twitter, thekson se BKH me veprimet e ndërmarra po siguron transparencë dhe integritet.

“Ne e përshëndesim njoftimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit se ajo ka shqyrtuar rezultatet e testit dhe ka korrigjuar një gabim. Sinjal i fortë se BKH po siguron transparencë dhe integritet, praktikon kontrollin e cilësisë dhe po merr përgjegjësi për veprimet e tij. Kështu duket reforma e vërtetë!”, shkruan Kim.

/faxweb