Skip to content

Policia raporton se ka të plagosur pas disa të shtënave në Sinagogën e Vjenës

Policia thotë se është duke kryer një operacion të madh në qendër të Vjenës, pas disa të shtënave që ka pasur afër një sinagoge,në të cilën ka pasur disa të plagosur.

Sipas agjensisë së Lajmeve APA, ministria e brendshme ka thënë se dyshohet për akt terrorist dhe një prej së sulmuesve është vrarë dhe një prej policëve është plagosur rëndë.

Policia raporton se një prej sulmuesve është arrestuar.

Vlen për t’u theksuar se ka patur shkëmbim të ashpër zjarri midis sulmuesve dhe policisë.

Lajme të tjera rreth kësaj situate presim t’i mësojmë së shpejti.