Skip to content

Sulmi në Vienë: katër të vdekur dhe 15 të plagosur

Lajmi fundit: Sulmi i mbrëmshëm është kryer nga një person, i cilësuar si një njeri që ka simpati për Shtetin Islamik.

Falangat e shkruesve famëkëqij të portaleve shqiptare nuk pritën shumë për të nxjerrë etiketat e tyre duke supozuar prejardhjen turke apo muslimane të terroristit, që mori pa të drejtë jetën e tre qytetarëve të pafajshëm, dhe i katërti ishte vetë terroristi. Akoma në orët e para të mëngjesit policia nuk e ka bërë publike emrin e terroristit, porse ministri i brendshëm austriak Karl Nehamer e ka përshkruar personin si “terrorist islamik” pa i atribuuar ndonjë përkatësi kombëtare. Ndërkaq terroristi i vrarë nga forcat e rendit austriake pasi ka qëlluar dhe ka vrarë tre të pafajshëm ka pasur një brez eksploziv, i cili më pas doli që ishte krejtësisht fals dhe i sajuar. Bilanci tragjik i natës vieneze në mbyllje me sa duket do të jetë 4 të vdekur dhe 15 të tjerë të plagosur. Ndërkaq ana mediatike dhe hetimet ndaj këtij rasti nuk janë mbyllur akoma. Policia austriake deklaron se kanë nisur hetimet ku sulmi konsiderohet të ketë pasur një motiv islamik. 20,000 video të ndryshme i janë dërguar policisë, ndërkohë që ka nisur shqyrtimi tyre. Për të pasur një panoramë të qartë të gjendjes na duhet të presim orët në vijim për të marrë vesh zhvillimin e hetimeve të policisë.