Skip to content

“Máshtrim me pasoja të rënda”, árrestohet çifti i bashkëshortëve në Tiranë (EMRAT)

Policia e Tiranës ka vënë në pránga një çift bashkëshortësh nga Shkodra, të cilët akuzohen për veprën penale máshtrim me pasoja të rënda. Zamir Kalej, 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe (bashkëshortë) janë dënuar me përkatësisht nga 5 vite búrg për veprën penale që kanë kryer.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Zamir Kalej, 53 vjeç dhe Bukurije Kalej, 48 vjeçe (bashkëshortë), banues në Shkodër.

Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar secilin prej tyre me 5 vjet dënim, për veprën penale “Máshtrimi me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb