Skip to content

Procesi i rindërtimit/ PD nxjerr faktet një vit pas tërmetit: Rama dështoi në mënyrë spektakolare, ndërtoi 48 shtëpi nga 3389

Teksa kryeministri Rama është duke mbajtur aktualisht një konferencë për shtyp në lidhje me prezantimin e procesit të rindërtimit, Partia Demokratike ka publikuar ato që ajo i quan faktet e vërteta mbi rindërtimin e deritanishëm.

Eksperti ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, përmes një postimi në facebook, shprehet se Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin, ku ka ndërtuar gjithësej 48 shtëpi nga 3389 banesa të ndërtuara.

Postimi i plotë: ER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin. Asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve.

Fakt: 1 vit pas tërmetit, ER ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.

Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, ER nuk ka ndërtuar ASNJË shtëpi, ASNJË godinë publike.

Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i ER në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH.

Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti.

/faxweb