Skip to content

Gjyqtare dhe sekretare me Covid/ “kyçet” Gjykata e Vlorës

Ndërpritet puna në gjykatën e Vlorës.

Katër Gjyqtare të gjykatës së Vlorës rezultojnë me Covid, ndërsa njëra prej tyre ka punuar me tre sekretare gjyqësore gjatë kësaj periudhe.

Në total rezultojnë të prekura më Covid-19 deri më tani ,  6 sekretare gjyqësore.

Seancat gjyqësore janë ndërprerë  deri në datën 11 Nëntor.

Vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë do të bëjnë përjashtim.