Skip to content

“Flitet se ka votues të heshtur të Trump”, Bumçi flet për të dhënat e sondazheve: Biden është në avantazh, e njëjta gjë u tha dhe me Clinton

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka komentuar zgjedhjet presidenciale në ShBA duke thënë se ekzistojnë votues të fshehur të Trump, megjithatë sondazhet kanë treguar se Joe Biden është në avantazh.

Në emisionin “Pushteti” nga Juela Meçani në Fax News, Bumçi u shpreh se e njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 kur Hillary Clinton u tha se do fitonte, por triumfin e mori Donald Trump.

“Sondazhet herën e fundit nuk e treguan fituesin ka pikëpyetje. Sondazhet thanë që Hillary Clinton do fitonte, ndërsa flitet edhe për votues të heshtur, të fshehur të Trump. Përse nuk e shprehin? Ne nuk jemi në Amerikë por çfarë kemi dëgjuar në grupe të caktuara shoqërore ka një klimë e cila të bën të heshtësh. Nëse je në punë apo një lagje, të bën të heshtësh. Në sondazhe nuk shfaqen, por shfaqen si votues. Duke qenë se pati zhvillime, sondazhet tregojnë se Biden është në avantazh”, tha Bumçi.

Mbetet për tu parë nëse do të përsëritet historia e 2016-ës apo Biden do ‘i rrëmbejë’ karrigen Donald Trump. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb