Skip to content

“Votoni Joe se është njeri i mirë”, Trump përplaset me Lady Gagën pasi i doli kundër: Di shumë histori për ty

Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga dha një mesazh duke treguar mbështetjen ndaj Joe Biden dhe përmendi historitë që lidhen me sulme të pretenduara seksuale të Donald Trump. Gjatë tubimit në Pensilvani, Gaga mbante një maskë që shkruante “Voto” dhe i bëri thirrje të pranishmëve që ti japën votën Joe Biden.

“Votoni për Joe është një njeri i mirë. Votoni sikur jeta juaj apo e fëmijëve tuaj të varet nga kjo gjë. Dhe në fakt varet. Të gjitha gratë, të gjithë burrat me vajza dhe motra kanë mundësinë të votojnë kundër Donald Trump, një njeri që beson se fama e tij i jep të drejtën të dhunojë një nga vajzat, nënat apo gratë tuaja”, tha Gaga.

Por Trump iu përgjigj duke i thënë: “Lady Gaga nuk është aq e mirë. Di shumë histori për të.”

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb