Skip to content

“Katet përdhe janë mbyllur me dërrasa e hekura”, Mimi Kodheli për situatën në ShBA: Është e acaruar, ka ndjesi për mungesë të sigurisë

Ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka komentuar situatën në Amerikë ndërsa po zhvillohen votimet për Presidentin e Ardhshëm. Në emisionin “Pushteti” nga Juela Mecani në Fax News u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që katet përdhe dhe katet e para pasi mund të ketë përplasje për shkak të reagimeve pas rezultatit përfundimtar.

“Fakti që ka qenë i paqëndrueshëm për koronavirusin dhe ka shifra të larta të infektimit, i ka bërë amerikanët të jenë të frigur mbi mënyrën si administrata Trump do të menaxhonte një situatë të ngjashme. Trump i thotë se nëse do ishte Biden, do i mbyllte aktivitetet njësoj si Europa.

Vijmë tek ekonomia. Biden ka flakur temat e ekstremit të majtë mbi ekonominë. Ka thënë që për kompanitë me të ardhura të larta do të rritet taksimi po ka folur dhe për injektim me 40% për ekonomitë e vogla dhe këtu lindin pikëpyetje të mëdha për bumin ekonomik dhe për uljen drastike të papunësisë. Në fillim të pandemisë, papunësia ka qenë 3.6% dhe sot është rreth 8%.

Ka një fenomen në këto zgjedhje që e dallon në mënyrë të dukshme me zgjedhjet e mëparshme. Sot që flasim, 100 milionë amerikanë kishin votuar. Deri para 2 ditësh, Biden ka pasur avantazh rreth 8% me Trump, por analistët mbeten të paqartë për rezultatin final.

Unë mendoj që demokratët jo domosdoshmërisht e kanë dashur Biden si përfaqësuesit e tyre por në këtë rast do të fitonte nga përgjegjshmëria e demokratëve. Ndërkohë kjo fushatë ka pasur gjuhë të ashpër dhe retorikë politike të padëgjuar më parë dhe situata në vend është e acaruar ku ka një ndjesi të mungesës së sigurisë. Kam dëgjuar shumë intervista këto ditë, nuk është parë ndonjëherë që katet e para apo përdhe në Nju Jork, Washington apo Teksas të mbyllen me dërrasa, hekura, mure të përkohshme për shkak të një reagimi të mundshëm post rezultat.

Urojmë të mos ndodhë ndërkohë që ka republikanë që mendojnë se Trump nuk ka qenë i drejtë me ta, por nga ana tjetër Biden konsiderohet një njeri me moshë dhe humbës, do të shikojmë nëse do jetë humbës apo jo, por një gjë më bëri përshtypje lidhur me votimin e njerëzve me ngjyrë”, tha Kodheli.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb