Skip to content

“Disiplina është vendimtare”, i infektuar prej ditësh me Covid-19, reagon Albin Kurti: Ja se si po e mposht sëmundjen, nuk është grip i zakonshëm!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili prej disa ditësh ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ka reaguar duke bërë me dije se sot ka kaluar pasditen e parë pa simptoma të sëmundjes.

Kurti shkruan se disiplina është vendimtare dhe se ka marrë rregullisht ilaç si dhe ka zbatuar këshillat e mjekëve.

Kurti sakaq shton se ai ka ajrosur banesën dy herë në ditë si dhe ka pirë shumë lëngje dhe ka amrrë vitimina, duke shtuar se po ashtu ka praktikuar frymëmarrjen e thellë.

“Pasditja e parë pa simptoma. Do ta vazhdoj vetizolimin edhe disa ditë, sipas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetit publik. Ju faleminderit të gjithëve që më keni thirrur ose shkruar, që keni pyetur ose jeni brengosur për mua. U jam mirënjohës për kujdesin e mbështetjen dhe u kërkoj falje për pamundësinë që t’u përgjigjem të gjithëve veçmas.

Analizat e gjakut më dolën normale. Duket që u nxora nga COVID-19 pa pneumoni. Diciplina është vendimtare. Kam marrë rregullisht ilaçet, kam respektuar udhëzimet dhe këshillat e mjekëve. Kam ajrosur banesën dy herë në ditë nga 10 minuta duke hapur dritaret gjithandej. Kam pirë lëngje e kam marrë vitamina. Cdo tre orë kam matur temperaturën dhe saturimin si dhe kam praktikuar frymëmarrjen e thellë. Nuk kam më kokëdhembje, kollitje dhe as therrje në muskuj.

Nëse nuk e keni kaluar COVID-in, keni kujdes, sepse nuk është sikur gripi i zakonshëm.

Të gjithë juve qytetarë që jeni të sëmurë nga virusi e ndjeheni të pasigurt, apo juve punëtorë shëndetësor që jeni të dërrmuar nga trajtimi i të sëmurëve, u jam mirënjohës sa s’thuhet për qëndresën, angazhimin e kontributin dhe ju inkurajoj të mos dorëzohemi tash. Nuk e kemi ende vaksinën, por e kemi përvojën që na shërben dhe vullnetin me të cilin shërbejmë.  Ju përshëndes përzemërsisht, e, mirupafshim së shpejti.”- shkruan Kurti.

/faxweb