Skip to content

Zgjedhjet në SHBA: Biden kryeson, votimi vazhdon në pjesën më të madhe të vendit

I nominuar demokrat, Joe Biden, është në avantazh të hershëm në zgjedhjet presidenciale, duke tejkaluar presidentin amerikan, Donald Trump, në garën e këtij viti për Shtëpinë e Bardhë, me votimin që ende po zhvillohet në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga Associated Press, Biden pretendoi për fitore në shtetet Connecticut, Delaware, Illinois, Maryland, Massachusetts, New Jersey, Rhode Island, Vermont dhe Virginia, të gjitha shtete të besueshme të demokratëve, ndërsa Trump pretendoi për fitore në shtetet Alabama, Kentucky, Mississippi, Oklahoma, South Carolina, Tennessee dhe West Virginia.

Demokrati Biden ka fituar 85 delegatë kundrejt republikanit Trump që ka fituar 55 delegatë. Për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, kandidati për president duhet të fitojë të paktën 270 delegatë apo gjysmën e numrit të përgjithshëm prej 538 delegatëve.

Deri më tani, në orën 20:00 brenda ‘Zonës Lindore të Kohës’, vendvotimet janë mbyllur në mbi 20 shtete, përfshirë edhe në Washington D.C., si dhe në fushë-betejat kryesore në Michigan, Pennsylvania dhe Texas.

Kët vit, Dita e Zgjedhjeve vjen mes përkeqësimit të koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA.

Një numër rekord i votuesve kanë hedhur votat e tyre të hershme ose përmes postës në një përpjekje për të shmangur hapësirat e brendshme të mbushura me njerëz ku virusi lulëzon.

Sipas Projektit të Zgjedhjeve në SHBA, gjithsej mbi 101 miliona njerëz kanë hedhur votat e hershme para Ditës së Zgjedhjeve.