Presidenti Donald Trump, bëri një akuzë të rëndë në Twitter, por pa paraqitur fakte, se kampi kundërshtar po mundohet “të vjedhë zgjedhjet”. Deklarata u bllokua edhe nga vetë Twitter, i cili i vendosi një njoftim, se mund të bëhet fjalë për informacion të rremë.
Pas këtyre deklaratave të Trump, ka reaguar Joe Biden, i cili shprehet se i takon votuesve të vendosin fatin e zgjedhjeve dhe jo kandidatëve.
“Nuk jam unë apo Presidenti Trump, ata që duhet të deklarojnë fituesin e zgjedhjeve. Është vendimi i votuesve”, shkroi Biden. Më pas ai shtoi se “ne ndihemi mirë për pozicionin ku jemi. Besojmë se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”.
Rezultati i zgjedhjeve do të varet nga shtetet kyçe që janë, Arizona, Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin.
