Një 34-vjeçar është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spitalin e qytetit të Fierit, pasi ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 Shkurti të qytetit, ndërkohë që nuk janë identifikuar ende autorët e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë: Fier
Më datë 03.11.2020, rreth orës 22:20, në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Fier, i dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, 34-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/faxweb
