Skip to content

“Rezultatet tona janë fenomenale”, Biden në avantazh nga projeksionet, Trump bën lëvizjen e papritur, çon çështjen në Gjykatën Supreme

Presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë për të deklaruar një “FITORE të madhe”. Sipas Trump republikanët janë duke korrur një fitore të thellë, ndërkohë që nuk ka munguar të hedhë akuza për vjedhje votash.

Trump është shprehur se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme, ndërkohë që nga projeksionet, derimë tani Biden është në avantazh sa i takon votave elektorale. Megjithatë Trump është shprehur se ai po shkon drejt një fitoreje të sigurt, duke përmendur edhe shtete si Florid dhe Pensilvania, që duket të jenë dhe ”medaljet e fitores” së tij.

“Faleminderit shumë që jeni këtu, e vlerësoj shumë, dua të falenderoj të gjithë amerikanët, miliona e miliona njerëz që kanë votuar për ne, rezultatet e sotme janë fenomenale. Ne nuk do të lejojmë që ata të vjedhin zgjedhjet, unë dua të falenderoj zonjën e parë, familjen time dhe zv. Presidentin. Ne po bëhemi gati për celebrimin e madh, rezultati ka qenë fenomenal.

Ne nuk e prisnim që të fitonim Floridën dhe ne e fituam, ne fituam Ohaion, fituam Teksasin, është e qartë se ne fituam Xhorxhian, ka mundësi që të fitojmë Arizonan, mbase ne kemi një mundësi të mirë që ta fitojmë edhe atë. Ne fituam Pensilvanian. Është e turpshme që ka njerëz që hedhin vota në kuti në katër të mëngjesit.

Ata nuk mund të fitojnë, dhe unë e kam thënë që në ditën e parë që të shkojmë në Gjykatë, që të vendos se kush ka fituar dhe kush jo. Gjykata Supreme duhet të ndërhyjë që të ndalen këto votime jashtë afatit. Ne sinqerisht i kemi fituar këto zgjedhje”, u shpreh Trump.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb