Skip to content

“Nuk do jetë më stuhi, por cunami”, mjekët italianë shtojnë presionin ndaj Contes: Merrni masa më agresive

Situata në Itali duket se nuk është e mirë në spitale, dhe për këtë mjekët i kanë kërkuar qeverisë së Antonoi Contes që të vendosë masa më agresive, për të përmbajtur përhapjen e virusit.

Qeveria e Giuseppe Conte po punon për një “izolim të lehtë” për të shmangur paralizimin e vendit, tha Sandra Zampa, nënsekretare e ministrisë së Shëndetësisë, para një takimi me krerët rajonalë për të arritur një marrëveshje për izolim vetëm të rajoneve të prekura më së shumti.

Masa të tjera të mundshme, përfshijnë një shtetrrethim në të gjithë Italinë nga ora 21:00 e mbrëmjes, ndalimin e udhëtimeve mes rajoneve me rrezik, mbylljen e qendrave tregtare gjatë fundjavave dhe mbylljen e muzeve.

Për javë të tëra, mjekët dhe shkencëtarët, përfshirë ata që këshillojnë ministrinë e shëndetësisë, i kanë kërkuar qeverisë të miratojë masa më të ashpra ndërsa infeksionet po rriten me shpejtësi dhe situata në spitale po bëhet kritike.

“Shqetësimi ynë është se kjo valë e dytë nuk do të jetë një ‘stuhi’, por një cunami që mund të mbingarkojë sistemin shëndetësor kombëtar,” shkroi Filippo Anelli, presidenti i shoqates italiane të mjekëve, të martën në Facebook.

“Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë nga qeveria masa më agresive”, tha ai.

Anelli theksoi se shtretërit në spitale po mbusheshin me pacientë të infektuar me Covid-19, duke zvogëluar aftësinë e sistemit shendetesor për të garantuar kujdes për pacientët me semundje te tjera.

“Nëse vazhdojmë të ecim kështu, situata mund të dalë jashtë kontrollit,” shtoi ai.

/faxweb