Skip to content

Infektohet nga Covid mjeku i njohur në Elbasan, prej dy ditësh i izoluar në banesë

Një mjek gjinekolog në spitalin e Elbasanit ka rezultuar pozitiv me Covid 19.  Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se bëhet fjalë për mjekun Arben Paralloi, i cili ka shfaqur shenja të sëmundjes.

Mësohets e ai ndodhet prej dy ditësh i karantinuar ne banesen e tij, ndërkohë që nuk dihet ende nëse kolegët me të cilët ai ka punuar i është bërë apo jo tamponi, në një kohë kur në Elbasan, ka pasur mungesë të tyre.

Fax News vazhdimisht ka raportuar raste të personave të prekur me Covid, që nuk iu bëhen tampone për shkak të mungesave, ndërsa për të gjithë Elbasanin vihen në dispozicion vetëm 10 copë në ditë, duke bërë që shumë prej personave që kanë dyshime t’i drejtohen strukturave private.

/faxweb