Skip to content

Policia tentoi t’i bënte kontroll fizik, i riu në Tiranë ‘ia plas’ me grusht efektivit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ka goditur me grusht një efektivë të forcave policore. I riu nuk ka pranuar që t’i ushtrohet kontrrolli fizik dhe për rrjedhojë ka sulmuar njërin prej policëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Gjithashtu blutë e kryeqytetit kanë arrestuar dhe 5 persona të tjerë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Shtetasit e ndaluar janë: A. N., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; E. B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë: Tiranë/ Kundërshtoi për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Në pranga edhe 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të shmangur kontrollin fizik ndaj tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. N., 48 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; E. B., 26 vjeç, G. I., 36 vjeç, A. B., 46 vjeç, dhe E. B., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi  S. Xh., 22 vjeç, me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, sepse i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/faxweb