Skip to content

Në rrugë pa maskë, gjobiten mbi 600 qytetarë

609 qytetarë janë ndëshkuar me 3 mijë lekë gjobë secili gjatë 24 orëve të fundit, pasi u kapën pa maska mbrojtëse në rrugë.

Nga ana tjetër, u gjobit me 1 milionë lekë edhe administratori i një lokali për mosrespektimin e masave anti-Covid.

Gjatë kontrolleve, shëbimet e policisë kanë konstatuar se në ambientet e këtij lokali kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë, që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.