Skip to content

Ishte në disavantazh prej 200 mijë votash, Biden bën përmbysjen e madhe në Michigan. Ja cili është shteti që me shumë gjasa vendos fituesin

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, ka bërë një rikthim spektakolar në Michigan, ku disavantazhin prej 200 mijë votash e ka kthyer në një epërsi prej 18 mijë votash, kur janë numëruar  94% e fletëve totale të votimit.

Rezultatet e deritanishme janë Biden 238 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërkohë që Trump ka akumuluar 213.

Duke parë diferencën stabile të Trump në shtetet si Georgia, Karolina e Veriut dhe Pensilvani, si dhe nëse Biden ruan avantazhin në Wisconsin dhe Michigan, ku janë numëruar rreth 95% e votave, atëherë shteti i cili do të vendosë fituesin është Nevada.

Nevada ka 6 mandate në Kolegjin Zgjedhor, të cilat me sa duket do të jenë 6 mandatet e arta që do të shpallin presidentin e ardhshëm të SHBA-ve.

Aktualisht në këtë shtet janë numëruar rreth 67% e votave totale ku kryeson Biden me një diferencë të ngushtë prej 8000 votash.

 

/faxweb