Skip to content

Maradona iu nënshtrua operacionit në kokë, flasin mjekët: Ja si shkoi ndërhyrja, zbulohet gjendja e legjendës së futbollit botëror

Diego Armando Maradona iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për një mpiksje gjaku në kokë ditën e martë. Zëdhënësi i 60-vjeçarit, Sebastian Sanchi ka zbuluar se operacioni rezultoi me sukses dhe gjithcka eci në rrugën e duhur.

Mjeku i tij personal, Leonardo Luque tha se operacioni u krye në Klinikën Olivos të Buenos Airesit dhe zgjati rreth 80 minuta.

“Arritëm të heqim gjakun e mpiksur dhe Diego e përballoi mirë operacionin-tha Luque-është nën kontroll dhe do të mbetet nën vëzhgim”, tha Luque.

Dhjetëra tifozë që mësuan se Maradona do të operohej mbërritën në dyert e spitalit dhe cdo moment prisnin të merrnin informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb