Donald Trump ka reaguar sërish në Twitter për zgjedhjet në ShBA, ku aktualisht është në avantazh Joe Biden. Trump ka hedhur akuza që po punohet fort për të zhdukur 500 mijë vota në Pensilvani ku kryeson ai vetë, por shton se e njëjta gjë po ndodh edhe në shtete të tjera.
“Ata po gjejnë vetëm vota për Biden në të gjithë vendin, në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan. Sa keq për vendin tonë! Ata po punojnë fort për të zhdukur avantazhin e 500 mijë votave në Pensilvani sa më shpejt të jetë e mundur, si Michigani e të tjerë!”, shkroi Trump në Twitter.
Vijon…
/faxweb