Skip to content

Uragani Eta në Nikaragua dhe Honduras, të paktën 3 të vdekur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën për shkak të Uraganit Eta që ka përfshirë vendet e Amerikës Qendrore, Nikaragua dhe Honduras.

Në njoftimin e bërë nga Qendra Kombëtare Amerikane për Vëzhgimin e Uraganit, thuhet se për shkak të Uraganit Eta që ka shkaktuar erë të fortë me një shpejtësi prej 165 kilometra në orë dhe shi në verilindje të Nikaragua dhe në Honduras, janë shkatërruar çatitë e shtëpive si dhe kanë ndodhur përmbytje në lumenjtë.

Zyrtarët njoftuan se për shkak të uraganit në qytetin San Pedro Sula të Honduras ka humbur jetën një person, ndërsa në rajonin Bonanza të Nikaragua kanë humbur jetën 2 persona.

Rreth 10.000 persona në rajonin Bilwi të Nikaragua janë vendosur në strehimore.

AA