Skip to content

Komunitetet fetare: “Familja, taban i shoqërisë së shëndoshë!”

30582271 2036568236564719 5640908437548872500 n

Mbrëmjen e së martës, më 10 prill 2018, drejtues të tre komuniteteve fetare në Shkodër ishin të ftuar të gazetarit Erzen Koperaj, në emisionin: “Tonight në Star Plus Tv”, në një bashkëbisedim mbi familjen dhe sfidat e saj.

Nëpërmjet këtij emisioni, u përcollën mesazhe të qarta rreth qëndrimeve të prera që komunitetet fetare kanë mbi familjen, si bërthamë e shoqërisë, e cila nuk duhet prekur, por vazhdimisht duhet mbrojtur dhe vlerësuar.

Nga ana e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, vuri theksin te domosdoshmëria e ruajtjes së familjes shqiptare nga sfidat e tjetërsimit, dobësimit dhe shpërbërjes. Ai tha se fenomenet devijante, që propagandohen me të madhe sot, edhe me mbështetje politike dhe mediatike, janë të sforcuara dhe, njëkohësisht kanë për tendencë të mbulojnë problemet reale që ka familja dhe individi shqiptar.

Edhe famullitari i Kishës Katolike dhe ai i Kishës Ortodokse, dhanë mesazhet e tyre të vlefshme, në këtë bashkëbisedim me shumë rëndësi për kohën.

U theskua se, klasa politike duhet të ketë kujdes, për të mos pranuar çdo gjë që vjen nga jashtë, shpesh edhe në forma imponuese, sidomos në dëm të vlerave dhe tipareve qytetëruese, me të cilat dallohet shoqëria shqiptare, si: mikpritja, besa, familja e shëndoshë, harmonia fetare dhe paqja sociale etj.

Njëkohësisht, drejtuesit fetar ishin në një fjalë që antivlerat dhe veprimet e shthurura, të dënuara në librat e shenjtë, nuk mund dhe nuk duhen pranuar asnjëherë si elementë qytetërues a pjesë e shoqërive të ashtuquajtura moderne.

Individët dhe shoqëritë që devijojnë nga udhëzimi hyjnor, janë të destinuara të jetojnë në dëshpërim dhe errësirë!

30656185 2036568263231383 7084452817577752733 n

30582271 2036568236564719 5640908437548872500 n

30572350 2036568206564722 747802098974062501 n

30623965 2036568153231394 2355961292584652838 n

30689132 2036568109898065 7367403944824515996 n