Skip to content

Biden fiton në Michigan, një ndër shtetet kritike në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka fituar në shtetin Michigan, me një rëndësi kritike për kandidatët në zgjedhjet e 59-ta presidenciale në SHBA.

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara nga Associated Press (AP) Biden në Michigan ka lënë pas kundërshtarin e tij, kandidatin republikan Donald Trump.

Me këtë rezultat, Biden ka shtuar në listën e tij 16 delegatë nga Michigan. Sipas rezultateve jozyrtare në zgjedhjet e 59-ta presidenciale në SHBA, kandidati republikan Trump deri tani ka arritur në 213 delegatë ndërsa kandidati dekmorat Joe Biden në 264 delegatë.

Kandidati që fiton 270 delegatë, që është një më shumë se gjysma e 538 delegatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, fiton të drejtën që të bëhet president në SHBA.