Skip to content

Eksploziv banesës së Talo Çelës në Elbasan

Policia e Shtetit bën me dije se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në banesën e Talo Çelës në Elbasan, një prej personave shumë të kërkuar nga drejtësia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, ku i është vendosur eksploziv në pjesën e jashtme të banesës, e cila është e pabanueshme në pronësi  të 49-vjeçarit Talo Çela.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Talo Çela është një ndër personazhet i cili tashmë është në listën e më të kërkuarve të policisë së shtetit. Ai dyshohet se është urdhëruesi i disa vrasjeve dhe dyshohet se ka lidhje dhe me një nga grabitjet e Rinasit.

Pak kohë më parë Talo Çelës i ekzekutuan dhe të vëllanë në hyrje të qytetit të Elbasanit.