Skip to content

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë: Izraeli ka vrarë 46 gazetarë palestinezë nga viti 2000

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se Izraeli ka vrarë 46 gazetarë palestinezë që nga viti 2000, kur shpërtheu Intifada e Dytë.

Sindikata organizoi aktivitet përpara ndërtesës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gaza me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Mosndëshkimit të Krimeve Kundër Gazetarëve.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryetari i sindikatës Tahsin al-Ustul i bëri thirrje OKB-së për të përmbushur përgjegjësitë e saj për të mbrojtur gazetarët dhe për të gjykuar izraelitët që kryejnë krime kundër gazetarëve palestinezë.

“Më shumë se 46 gazetarë janë martirizuar për shkak të krimeve të kryera nga Izraeli që nga viti 2000. Një numër i madh gazetarësh gjithashtu janë plagosur ose ndaluar”, tha Ustul, duke theksuar se sindikata regjistron 500-700 shkelje kundër gazetarëve palestinezë çdo vit.

“Tani më këto shkelje duhet të ndalen dhe autorët të dënohen. Izraeli dëshiron të heshtë zërat që i tregojnë ato që ndodhin në Palestinë”, shtoi Ustul.

AA