Skip to content

Thaçi shkon në Hagë i akuzuar për krime lufte, reagon Rama: Procesi absurd ndaj tij do të vulosë pastërtinë e UÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me konfirmimin e aktakuzave të Speciales ndaj presidentit Thaçi, si dhe për dorëheqjen e këtij të fundit nga posti. Rama shprehet se Thaçi ka solidaritetin e të gjithë Shqipërisë në këtë betejë të radhës për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare.

”Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, shkruan Rama në Twitter.

/faxweb