Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar gjobitjen dy ditë rresht të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për shkak se nuk ka vendosur maskë. Sipas Ballës të gjithë do të trajtohen njësoj, pasi nuk mund të ketë diferencime me qytetarët.
Balla zbulon se momentalisht janë 9 deputetë të Kuvendit që janë duke u përballur me Covid, dhe sipas tij situata nuk mund të trajtohet lehtë, dhe të shkelen masat e dhënë nga strukturat e shëndetit.
“Të gjithë do trajtohen njëlloj dhe nëse nuk binden ne kemi marrë masa në Kuvend si kryemadhi, burri i saj apo kushdo qoftë do të jenë njësoj përpara ligjit. Nëse këto nuk vënë mend dhe me dëshirë e vëtëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës, duke ditur që 9 kolegë të Kuvendit që janë duke u përballur me Covid, pra është më se e qartë që ky virus është vrasës”, tha Balla.
Balla shtoi më tej se: Kryemadhi është një grua që i bën bisht ligjit.
Mes deputetëve që janë të prekur nga Covid 19 është dhe Rudina Hajdari, ministrat Blendi Klosi dhe Belinda Balluku, ndërsa të tjerët nuk janë raste që janë bërë mediatik.
/faxweb
