Vjosa Osmani i është drejtuar popullit të Kosovës si Presidente pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen për tu nisur drejt Gjykatës së Hagës ku do të dëshmojë për aktakuzën e ngritur për kríme lùfte. Osmani vlerëson ata që pranuan ftesën duke dëshmuar besim dhe drejtësi ndërsa thekson që asgjë nuk do e dëmtojë shtetin që është ndërtuar mbi gjákun e derdhur të ushtarëve të UÇK.
Vjosa Osmani shton se Serbia ka vrárë mbi 13 mijë njerëz dhe i bën thirrje popullit se këtë duhet ta thonë çdo herë me zë të lartë këtu e në çdo vend tjetër.
Vjosa Osmani: Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët duhet të dëshmojnë unitet dhe besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët. Vendi ynë ka kaluar sfida të shumta, përfshirë sfidën e fundit prandaj duhet të ushtrojmë me maturi dhe ta forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit tonë sepse bëhet i fortë dhe kur përballet me sfida duke i kaluar ato dinjitetshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se veprimet e dhomave të specializuara janë rrjedhojë e obligimeve shtetërore, të cilat Kosova i ka pranuar.
Proceset që vijnë pas nuk do ta dëmtojnë projektin tonë kombëtar për liri, i cili është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë dhe gjákun e derdhur të ushtarëve të UCK. Dua tu shpreh vlerësimin tim të gjithë atyre që kanë treguar vendosmëri dhe i janë përgjigjur ftesës së dhomave të specializuara duke dëshmuar besim të palëkundur në drejtësi.
Beteja për shtetndërtim është më e vështira politike, prandaj urtësia dhe mencuria, tipare të traditës sonë janë të nevojshme për këtë moment. Kjo kohë kërkon lidership të fuqishëm dhe përgjigje të unifikuar shtetërore. Sot kur vendi ynë përballet dhe me pandeminë, ne kemi nevojë për solidaritet dhe mirëkuptim të plotë. Si ushtruese e detyrës së Presidentes, do të përkushtohem që funksionin tim ta ushtroj duke promovuar këto vlera. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi, do të angazhohem cdo ditë që Kosova të bëhet shtet dhe zëri im ti bashkangjitet zërit të qytetarëve.
Unë jam e bindur se si vend dhe të gjithë bashkë do të qëndrojmë të fortë. Jemi përballur me sfida të rënda por nuk kemi hequr dorë. Pavarësisht sfidave, kemi qëndruar fort në besimin tonë dhe e kemi ruajtur shpresën dhe besimin edhe kur kemi qenë viktimë e një agresioni të rëndë. Serbia ka vrárë mbi 13 mijë njerëz në Kosovë, 1133 prej tyre ishin fëmijë, më së shumti në hapësirat e ish jugosllavisë. Ne shqiptarët e Kosovës kemi qenë viktimë e një shteti gjenocidal kurse Serbia ishte shteti që kreu këto krime. Këtë duhet ta themi cdo herë me zë të lartë këtu e në cdo vend tjetër. Si ushtruese e detyrës së Presidentes, do ruaj kohezionin institucional dhe unitetin e vendit. Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe miqtë e saj.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb