SHBA – Një gjykatës në shtetin e Xhorxhia, ka rrëzuar padinë e Donald Trump, që vinte në dyshim numërimin e votave.
Fushata e Trump i’u drejtua gjykatës, kur një dëshmitar republikan kishte deklaruar se nuk ishte i sigurtë nëse 53 fletë votimi kishin mbërritur në kohë apo jo.
Sipas “The Independent”, gjykatësi James Bass, e rrëzoi padinë duke thënë “Pasi dëgjova provat, po e mohoj këtë kërkesë, duke e rrëzuar pretendimin, faleminderit zotërinj”.
Fushata e Trump kishte pretenduar se “Dështimi për të siguruar që fletët e votimit të ardhura pas afatit, të jenë të ruajtura në një mënyrë që siguron se këto fletë votimi nuk llogariten padashje ose qëllimisht, siç e kërkon ligji në Xhorxhia, dëmton interesat e Fushatës së Trump dhe Presidentit Trump, sepse mund të sjellë reduktimin e votave legale në favor të Presidentit Trump”.
Gara mes Trump dhe Biden vijon të jetë e hapur dhe në katër shtete të mbetur rezultati është shumë i ngushtë. Për këtë arsye, pa u numëruar të gjitha votat duket se nuk do të kemi një rezultat të qartë.
/TPZ.al/
