Sali Berisha: Duhet të them se kemi të bëjmë me një procedurë të palajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht për vite e vite kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë u fermentua në Beograd, u përdor nga senatori Dick Martyn. E kam njohur vetë atë senator se ishte anëtar i KE. Ai ishte serbofil dhe rusofil i papërmbajtur. Na mbante fjalime për rolin e madh të serbëve në Zyrih. Ai nuk i fshihte ndjenjat e tij proserbe.
Ish prokurori i Beogradit në atë kohë qe raporti i Dick Marty që është në 70 apo 80% në raport me materialet që Vukcevic i kishte dorëzuar këtij rusofili të papërmbajtur. Personalisht e kundërshtova në të gjitha forumet ndërkombëtare, nga OKB, në Parlamentin Europian, në Këshillin e Europës si një trillium dhe atëherë e kam bërë me bindjen më të plotë sepse kishte vendosur në boshtin e raporteve transplantin e organeve që dihet se është krimi më monstruoz.
Me njohuritë e mia, qoftë politike dhe mjekësore, kisha bindje absolute që ishte trillium i stisur sepse Milloshevici nuk e përmendi kurrë këtë dhe nëse kjo kishte ndodhur, nuk mund kurrë të mos e dinte Sllopodani dhe do e përdorte. Nuk e ka përmendur asnjëherë në Hagë. Kjo do të thotë se shërbimet serbe me të tjera e stisën atë akuzë dhe gjetën një fshatar në Burrel, një familje shumë e nderuar dhe e akuzuan se e bëri shtëpinë spital. Pas kësaj hapën një klinikë në Prishtinë që merrej me blerje organesh. Këtu, Thaci bëri një gabim të rëndë. Nuk ngriti padi civile. Ata që stisën raportin e transplantit të organit, bënë gjithcka për hetimin e raportit.
/faxweb
