“Britania e Madhe gjendet para një kërcënimi më alarmant nga terrorizmi dhe sulmet e reja në vend dhe ato janë të pashmangshme”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i shërbimit britanik të inteligjencës MI5, Andrew Parker.
“Ky kërcënim është multidimensional. Zhvillohen shpejtë, vëllimi dhe ritmi të cilat më parë nuk i kemi parë. Ritëm aq të lartë nuk kam parë në karrierën time 34 vjeçare”, tha Parker.
Ai theksoi sot se gjithnjë e më shumë aktivitete terroriste janë afër dhe vështirë të zbulohen.
“Kërcënimi është i ndryshëm si kurrë më parë: komplotet bëhen këtu në Britani, por mbërrijnë edhe nga jashtë. Kemi edhe on-line komplote. Andaj janë sulme sulme të planifikuara komplekse, por edhe sulme spontane. Ekstremistët janë të të gjitha grup-moshave, gjinive dhe origjinës, të bashkuar në idologjinë toksike të fitores së dhunshme që i shpie”, theksoi Parker.
Ai shtoi se sulmet terroriste ndonjëherë mund të përshpejtohen dhe zbatohen në vepër në afat prej vetëm disa ditëve.
Shërbimi britanik i inteligjencës është në goditje të opinionit pas pesë sulmeve terroriste këtë vit në të cilat humbën jetën 36 persona.
Parker, megjithatë, pohon se MI5 deri tani parandaloi më shumë sulme terroriste dhe se gjatë katër viteve të fundit ka zbuluar 20 sulme të planifikuara. /Kosova Post/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re